Aksident në Korçë, i moshuari në gjendje të rëndë shëndetësore

546
Sigal

Një i moshuar është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u
përfshi në një aksident rrugor të ndodhur sot në Maliq të Korçës.

“Jemi njoftuar se pranë vendit të
quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” shtetasja A.A, rreth 44-vjeçe, duke
drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, me targa AA303 KK, ka
aksidentuar shtetasin T.D, rreth 77-vjeç, banues në Libonik, këmbësor në
rrugë”,
 njofton policia.

I
dëmtuari u dërgua në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi
ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, që drejtuesja e mjetit, do
të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme, shtojnë të
njëjtat burime.

Grupi
hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.