Aksident në Korçë/ Dy të plagosur njëri në gjendje të rëndë

434
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Korçë, si pasojë e një aksidenti, në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi në fshatit Vlocisht, ku janë përplasur dy makina.

Personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë dërguar në spital, ndersa njeri prej tyre ndodhet ne gjendje te rende. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.