Aksident në Korçë, autobusi përplas vajzën 16-vjeçare

486
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Birnaj të Korçës. Sipas policisë shtetasi Kostaq Tytymçe, duke drejtuar një autobus me targa AA427GR ka aksidentuar vajzën me iniciale I.D, rreth 16 vjeç, banuese në fshatin Biranj. Mësohet se në momentin e aksidentit, e reja ka qenë duke kaluar rrugën
Vajza është dërguar në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Sigal