Aksident në Kombinat, autobusi përplas kalimtaren

458
Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në kryqyet. Mësohet se një grua është përplasur nga autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku dëshmitar të rastit pohojnë se gruaja ishte duke kaluar rrugën në momentin që u përplas. E plagosura u dërgua menjëherë në spital për të marr ndihmën e parë mjekësore nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërkaq është arrestuar drejtuesi i autobusit. 
Sigal