Aksident në Kamëz, një i lënduar

433
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në zonën e quajtur rrethrrotullimi i Bathores.
Paraprakisht mësohet se një automjet tip Benz është përplasur me një motor dhe më pas është përplasur me tabelën sinjalizuese dhe bordurën.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
Nga aksidenti mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut kryesor të aksidentit.
Sigal