Aksident në Itali, vdes njëra prej motrave binjake shqiptare

404
Quhet Arsina Isufi, vajza 14-vjeçare shqiptare, viktimë e një aksidenti rrugor një ditë më parë në komunën Medicina në provincën e Bolonjës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00, ditën e shtunë, kur pas mbarimit të orarit mësimor vajza nën shoqërinë e motrës së saj binjake po kthehej në shtëpi. Ndërsa po tentonte të kapërcente rrugën në qëndër të qytezës është përplasur nga një makinë e tipit Opel Combo, drejtuar nga një shtetase italiane 38 vjeçare, banore e kësaj komune. Një helikopter i ndihmës së shpejtë ka transportuar me urgjencë 14 vjecaren shqiptare drejt spitalit “Maggiore” të zonës por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Xhafer Isufi, babi i Arsinës, ish sipërmarrës ndërimi, aktualisht i papunë për mediat lokale është shprehur se kur ka mbërritur në vendngjarje ka kërkuar që 38 vjecarja italiane e cila drejtonte automjetin duke ka shkaktuar vdekjen e së bijës të largohej menjëherë.
“Askush nuk mund ta kuptojë çdo të thotë të humbësh fëmijën.” Familja shqiptare së bashku me dy vajzat binjake jetonte prej disa vitesh në komunën “Medicina” të provincës së Bolonjës.
Sigal