Aksident në Itali, shqiptarja nxirret e gjallë nga zjarrfikësit por humb fëmijën. Dëshmia: Bërtiste dhe lutej

482
Një 27-vjeçare shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë në Itali, ku ka mundur të dalë e gjallë vetë por ka humbur foshnjën që priste të vinte në jetë pas dy muajsh. Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur në Inverigo, Como, në rrugën “Don Gnocchi”, në hyrje të qytetit .
Shqiptarja udhëtonte me një miken e saj 35-vjeçare me një “Volkswagen Lupo”, drejt Arosios, kur kanë vendosur të kthehen pas, në vend që të vazhdonin edhe për disa metra dhe të bënin rreth rrotullimin në hyrje të qytetit. Në momentin që kanë marrë kthesën një makinë tjetër ka ardhur me shpejtësi dhe përplasja ka qenë shkatërruese, sidomos për makinën e vogël, e cila ka përfunduar në një gropë përgjatë rrugës.
Dy gratë kanë mbetur të bllokuara në makinë dhe shqiptarja shtatzënë e ka kuptuar menjëherë që diçka i kishte ndodhur foshnjës së saj. Punonjësit e ndihmës së shpejtë që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ka dëgjuar ulërimat e saj të dëshpëruara, ndërsa lutej për ta nxjerrë nga makina dhe për të shpëtuar krijesën e saj.
Më pas kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët kanë prerë pjesët e sipërme të makinës për të nxjerrë dy gratë. Nëna e re është dërguar me një hekikopter në spitalin e Sant’Annas ku është shtruar menjëherë në reanimacion. Gjatë natës ajo i është nënshtruar një ndërhyrje cezariane sepse foshnja e saj, kishte vdekur në bark. Tashmë shqiptarja ndodhet në reanimacion në gjendje të rënduar por jashtë rrezikut për jetën.
Sigal