Aksident në Itali, humb jetën 26-vjeçari shqiptar

656
Një shqiptar 26 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali. Aleksandër Ferhati banues në Faenca ishte duke udhëtuar për në Ravena me makinën e tij Volswagen Polo kur u përplas drejtpërdrejt me një mjet Peugeot 306 që po lëvizte në kah të kundërt të drejtuar nga një 60 vjeçar italian.
Në aksident u përfshi edhe një tjetër makinë tip Peugeot 206, në timonin e së cilës ishte një 36 vjeçare italiane. Goditja ishe aq e fortë sa i riu shqiptar nuk arriti të mbijetonte dot, ndërkohë që dy personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk janë në rrezik për jetën. Si pasojë e aksidentit trafiku u bllokua për rreth 3 orë. Viktima ishte duke udhëtuar për në Ravena, ku punonte si mekanik. Policia italiane po heton shkakun e aksidentit, që i mori jetën të riut.
Sigal