Aksident në Fushë-Krujë, makina përplaset me kamionin

426
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Derven të Fushë-Krujës. Në aksident u përfshinë një makinë dhe një kamion.

Prej këtij aksidenti është bllokuar dhe autostrada. Mjaft makina kanë mbetur në trafik për shkak të këtij aksidenti.

Nuk dihet ende nëse ka patur persona të lënduar. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.