Aksident në Fushë-Krujë, furgoni përplas një fëmijë, 10-vjeçari niset drejt Tiranës

125
Një fëmijë ka mbetur i plagosur në Fushë-Arrëz ditën e sotme, pasi një makinë e ka përplasur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, teksa 10-vjeçari me inicialet R.Ll, po luante pranë shtëpisë.
Fëmija është përplasur nga një furgon me targë AA353FV, dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Por nisur nga gjendja shëdnetësore, 10-vjeçari është nisur drejt spitalit të Traumës në kryqytet pasi ka fraktura në kokë.
Në vendngjarje pritet të mbërijë gurpi hetimor për të nisur hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.