Aksident në Fier, shoferi 18-vjeçar pa patentë lëndon veten dhe pasagjerët

461
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat – Fier, ku si pasojë e përplasjes së dy Fiat-eve, është lënduar shoferi dhe pasagjerët e njërës palë.

Policia Rrugore ka arrestuar 18-vjeçarin Syrri Balla, 18 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier, i cili ishte pa patentë.

Balla po drejtonte një “Fiat Punto” me targa AA 531 JE ndërkohë që kishte leje drejtimi. Ai është përplasur me mjetin tip “Fiat Punto”, me targa AA 657 BM që drejtohej nga shtetasi E.P, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar Balla i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjerët të cilët pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier u larguan për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Sigal