Aksident në Fier, plagoset një person

551
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur në Fier, në rrugën ku By Pass i Fierit me rrugën që të çon për në fshatin Pojan.

Nga aksidenti janë përplasur mbi autostradë një automjet tip Dum Dum (bujqësor), me targa AA 862, me një automjet tip Audi, me targa AA 888 UK, që udhëtonte në rrugë.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i Dum Dumit, banor i fshatit Havaleas, i cili ka humbur ndjenjat. Sipas banorëve, i plagosuri po tentonte të kalonte në anën tjetër të By Pass-it, ku kishte tokat.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila ka transportuar të aksidentuarin në spital, si dhe policia, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë që By Pass-i i Fierit ka vetëm pak ditë që është hapur dhe ky është aksidenti i parë që shkaktohet në autostradën e re.