Aksident në Fier, makina del nga rruga e përfundon në kanal, lëndohet shoferi

544
Sigal

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Varibob-Fier. Nga të dhënat paraprake mësohet se një mjet tip ‘Land Rover’ ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasoje është dëmtuar lehte shtetasi me iniciale E.Z., banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. 21-vjeçari si pasojë e aksident ka vetëm gërvishtje të lehta.

Policia sapo u njoftua për aksidentin mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton rreth zbardhjes së shkaqeve.