Aksident në Fier, dy të plagosur

566
Një aksident me të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku mjeti tip “Volkswagen” me drejtues G.H, është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues G.M.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier pasagjerët, A.L, 54 vjeç, banues në Tepelenë dhe F.G, 34 vjeç, banues në Fier.
Siç bëhet e ditur nga policia, të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë aksident, policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal