Aksident në Elbasan, plagoset një 57 vjeçare

507
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, në aksin Bradashes-Paperr në afërsi të fshatit Vidhas. Në aksidentit u përfshinë një automjet tip Audi me targa AA699 GP i cili u përplas me një Benz Kamion me targa AA 462 AT, i cili drejtohej nga H.G rreht 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit u plagos E.G 57 vjeçe e cila ishte pasagjerë ne mjetin Audi. 57-vjecarja u dërgua në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sigal