Aksident në Elbasan, një person dërgohet në spital në gjendje të rëndë

641
Mesditën e sotme një person që udhëtonte me motor në aksin Elbasan-Peqin është aksidentuar nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Papër, kur një automjet tip autoveturë është përplasur me një motocikletë.
Drejtuesi i motorit është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Ndërsa drejtuesi i autoveturës ka marrë fraktura në këmbë.
Sigal