Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësoren

100
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan -Peqin, në fshatin Broshkë.
Policia bën me dije se mjeti tip “Citroen” veturë drejtuar nga R.R., 69 vjeç banues në Kavajë është përplasur me mjetin tip “Opel” drejtuar nga Z.K., 48 vjeç banues në fshatin Shezë, Peqin.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale të mjeteve. Ndërsa, pas këtij aksidenti, mjeti “Opel” ka aksidentuar këmbësoren M.Xh., 39 vjeçe banuese në fshatin Broshkë e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.