Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësoren

447
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ndërsa është plagosur një këmbësore. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi” në vendin e quajtur Kryqëzimi i Dinamos.
Sipas policise, G.Gj., 23 vjeç banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip Citroen veturë me targa AA 775 MS, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.H., 65 vjeçe banuese në Elbasan.
E aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Sigal