Aksident në Elbasan, humb jetën 17-vjeçari

479
Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Të dhënat e para bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës së të premtes në fshatin Mengël. Automjeti me targë TR 9900 S, i drejtuar nga S. S 36 vjeç, përplasi 17-vjeçarin Taulant Kalia duke i shkaktuar plagë të rënda. I riu ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Mendohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe e mjetit si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal