Aksident në Elbasan-Cërrik, plagosen dy persona

470
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se një furgon taksi me targë EL197AT u përplas me një mjet tjetër me targë AA762LV. Si pasojë e përplasjes mësohet se është plagosur drejtuesi i veturës dhe një pasagjer i furgonit.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Sigal