Aksident në Durrës, një person në gjendje të rëndë

573
Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Durrës. Pasditen e djeshme 21- vjeçari Andi Muka, banues në Durrës, në lagjen Nr.14 në Shkozet, duke drejtuar mjetin tip BMV me targa AA 050 CT është përplasur me çiklomtorin tip Skuter pa targa me drejtues 27- vjeçarin L.I.
Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur drejtuesi i çiklomotorit, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rendë shëndetësore. Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i Mukës, i cili qëndroi në vend pas aksidentit, i akuzuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasit, ndërsa parparakisht dyshohet për tejkalim shpejtësie.
Sigal