Aksident në Durrës, një i vdekur dhe tre të plagosur

57
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10 në aksin rrugor Plepa- Shkozet- Unazë, në afërsi të mbikalimit të trenit. Drejtuesi i automjetit tip BMW me targë AA 470 JZ ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 79-vjeçarja M. Ç, si dhe janë në gjendje të rëndë N. Ç, 56 vjeçe dhe Dh. Ç, 46 vjeçe. Ato janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të dhënat e para të grupit hetimor bëjnë të ditur se shkak i aksidentit mund të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i pijeve alkoolike.