Aksident në Divjakë, humb jetën një 22-vjeçar

Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Divjakë-Këmishtaj.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:30, në fshatin Mërtish, aty ku shtetasi me iniciale J.Rr., 22 vjeç, banues në fshatin Gungas të Divjakës, duke drejtuar mjetin tip Benz (me targa AA 567 NM) ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një banese, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.