Aksident në Dibër, plagosen rëndë dy fëmijë

468
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor Peshkopi-Luzni. Dy fëmijët e moshës 12-vjeç, të cilët po udhëtonin me biçikletë, janë përplasur më një makinë tip “Renault” me targa AA 035 FP. Sipas policisë drejtuesi i mjetit është përpjekur të shmangë përplasjen duke dalë në anë të rrugës, por nuk ka mundur të evitojë aksidentin.
Të dy fëmijët janë përplasur me kofanon dhe xhamin e parë të mjetit. Drejtuesi i mjetit u ka dhënë ndihmën e pare fëmijëve duke i dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjekësore, si dhe ka njoftuar Policinë për aksidentin e ndodhur. Njëri nga fëmijët është transportuar për në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar, ndërsa 12-vjeçari tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e Peshkopisë. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit F.K
Sigal