Aksident në Devoll, humb jetën 45-vjeçari

438
Një 45-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur para pak minutash në Devoll. Sipas burimeve nga policia lokale, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërlen, të rrethit Devoll. Mësohet se ka dalë nga rruga automjeti tip “Mercedes -Benz” me targa DV 1457A me drejtues shtetasin G.Ll, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Sul. Për pasojë ështe aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, shtetasi G.Ll. Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti ka qenë duke dalë nga fshati Vërlen dhe se drejtuesi udhëtonte i vetëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sigal