Aksident në Bulqizë, dy të rinjtë në gjendje të rëndë

519
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ndërsa janë plagosur rëndë dy persona. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në Qafë Buall ku një automjet me targa italiane ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Dy persona që ndodheshin në mjet janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe nga informacionet e marra nga bluzat e bardha mësohet se një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka kryer veprimet procedurale e hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.