Aksident në Borsh, makina përplas 9 vjeçarin

433
Një 9 vjeçar është përplasur nga një automjet i tipit “Alfa Romeo” në aksin rrugor të fshatit Borsh, mesditën e sotme. Policia sqaron se mjeti me targë të huaj CC395JL kishte drejtues shtetasin me iniciale O.G, 35 vjeç, banues në fshatin Qeret Lushnje. 9 vjeçari me iniciale E.Ç., banues në Borsh, Himarë, ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Mësohet se djali është jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje.
Sigal