Aksident në Bërzhitë, makina del nga rruga, vdes një grua, plagosen dy të tjerë

440
TIRANE – Një grua gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Bërzhitë të Tiranës.
Makina në të cilën udhëtonte gruaja përfundoi jashtë rrugës si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit.
Nga ky aksident mbetën të plagosur edhe dy persona.
Ende nuk mësohet identiteti it ë përfshirëve aksident, ndërsa bëhet e ditur se makina është me targat AA 521 JM.
Policia e mbërritur në vendin e aksidentit pritet të zbardhë më tej ngjarjen. 
Sigal