Aksident në Belorta, humb jetën 14-vjeçari

481
Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën ndërsa babai i tij është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të kësaj të premteje. Ngjarja ka ndodhur përgjatë aksit nacional Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Belorta, teksa automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Sipas të dhënave, Kristaq Prifti (41 vjeç) së bashku me djalin e tij, A. Prifti, (14 vjeç) po udhëtonin nga Korça në drejtim të banesës së tyre, në fshatin Pendavinj, me një Mercedez me targa AA 387 MG, por dyshohet se 41-vjeçari ka qenë me shpejtësi dhe nën efektin e pijeve alkoolike në momentin e aksidentit. Pas përplasjes, kanë qenë banorët ata të cilët kanë sinjalizuar policinë, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tyre nga automjeti. Mësohet se 14-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 41-vjeçari po mjekohet në spitalin rajonal të qytetit të Korçës.
Sigal