Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përplaset me trafikndarësen

541
Sigal

Një automjet është
përplasur me trafikndarësen në autostradën Vlorë-Fier, ku ka mbetur i plagosur
vet drejtuesi i mjetit.

Ai është 36 vjeç me
iniciale R.Z dhe është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Automjeti që u
aksidentua është me tip Volkswagen me targa AA 013 HI. Policia ka nisur hetimet
për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.