Aksident në autostradën Lushnje-Fier, makina del nga rruga, katër të plagosur

427
Katër persona janë plagosur rëndë pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, ku automjeti tip “Opel” me targë AA 389 GC, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Për pasojë janë plagosur shtetasit: Dashuri, Paqësor dhe Xhevahir Cani dhe 23-vjeçarja Emarta Periglini. Tre prej të plagosurve janë dërguar në spitalin rajonal, ndërsa Xhevahir Cani është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij ishte më e rëndë. Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Sigal