Aksident, në autostradën Lushnje-Fier, 3 të plagosur

463
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së hënës, 26 tetor në autostradën Lushnje-Fier. Sipas policisë një makinë është përplasur me një kamion dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Sigal