Aksident në autostradën Lezhë-Laç, drejtuesi i mjetit plagoset rëndë

435
Sigal

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç pasi një automjet është përplasur me trafik ndarëset e autostradës, për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak mendohet paraprakisht lagështira në rrugë dhe për pasojë drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin.