Aksident në autostradën Levan-Fier, autobusi me studentë përplaset me furgonin

53
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan –Fier. Një autobus me student është përplasur me një furgon mallrash. Burime nga policia thanë se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerë të autobusit. Mësohet se në autobus po udhëtonin student fierakë që studiojnë në Universitetin e Vlorës.