Aksident në autostradë, shkaktohet trafik kilometrik

463
Sigal

Një aksident automobilistik është regjistruar në autostradën Fushë Krujë – Milot ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka pasur të lënduar por nga videoja e siguruar nga Dosja.al shihet se është shkaktuar një trafik prej 6 kilometrash në këtë aks rrugor.