Aksident në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën 40-vjeçari

438
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës. Nga të dhënat parapraket mësohet se mjeti tip “Ford” me targa AA512MM përplasi një këmbësor. Burime nga policia lokale pohuan se viktima është identifikuar 40-vjeçari me inicialet Xh.M.

Sakaq, i plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit, por humbi jetën pak çaste sapo mbërriti aty. Ndërkohë, forca të shumta policore, të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksident.
Sigal