Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, plagoset një person, ambulanca 30 minuta me vonesë

443
 Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur rreth orës 20:00 në aksin Shkodër-Velipojë. Aksidenti sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes ndodhi pranë fshatit Dajç, ku motor u përplas me një automjet me targa të huaja, e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motorit.
Por pas aksidentit, ambulancës i janë dashur plot 30 minuta për të shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të tij.
Sigal