Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë, 4 të plagosur

523
Sigal

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Shëngjin-Lezhë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa ende nuk ka detaje për identitetin e të plagosurve.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.