Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë

520
Sigal

 

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve  ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në vendin e quajtur ‘Gurorja e Kremenarit’ janë përplasur automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip furgon. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditur.

Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, të plagosur janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.