Aksident në aksin Plepa-Shkozet ndërron jetë drejtuesi i mjetit

454
DURRËS -Një person ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një aksident në aksin Plepa-Shkozet. Mësohet se viktima është Apostol Shehu, 36 vjeç i cili ka humbur jetën rreth orës 01:00 teksa udhëtonte me mjetin e tij tip Benz me targa DR 1979E.
Nga të dhënat e para mësohet se 36-vjeçari ka humbur kontrollin e automjet të tij duke dalë nga rruga dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.
Sigal