Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë 3 persona

451
Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku si pasojë të paktën tre persona janë plagosur. Të pranishmit në vendngjarje raportojnë se një prej tre të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Të aksidentuarit janë transportuar për në spital nga kalimtarët e rastit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa asnjë makinë e ambulancës nuk është parë. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ende nuk dihet shkaku i përplasjes mes tyre. Këto janë vetëm të dhënat paraprake nga raportimi i qytetarëve në vendngjarje. Detaje të tjera priten në vijim nga ana e policisë.
Sigal