Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, humb jetën 43-vjeçarja

481
Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Sipas të dhënave , dy automjete janë përplasur në aksin Maqellarë-Peshkopi, pranë fshatit Grezhdan. Për shkak të përplasjes së fortë ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë 43-vjeçarja Florina Markja. Ndërkohë kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Sigal