Aksident në aksin Librazhd- Qafë-Thanë, përmbyset trajleri

75

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Librazhd-Qafë-Thanë.

Një kamion me targa turke i tipit ‘Mercedes’ është përmbysur në orën 15:10, në vendin e quajtur Xhyre.

Fillimisht dyshohet se shkak i përmbysjes së trajlerit të bardhë është bërë shpejtësia dhe ndikimi i ngarkesës në kthesë.

Ndërkohë që mësohet se nuk ka viktima, policia është duke punuar për zardhjen e plotë të ngjarjes.