Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen rëndë burrë e grua

425
Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Kardhiqit, teksa bashkëshortët kanë qenë duke udhëtuar me motorr dhe janë goditur nga pas nga një automjet. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe bluzat e bradha të cilat kanë nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës bashkëshortin Viktor Vasa-60 vjeç pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë. Sakaq, në spitalin e Lezhës bashkëshortja, Saze Vasa-54 vjeç po merr ndihmën mjekësore. Çifti i bashkëshortëve po udhëtonte nga fshati i tyre, Grash.
Sigal