Aksident në aksin Lezhë-Laç, ambulanca përplaset me automjetin

430
Aksident me tre të plagosur në aksin Lezhë-Laç. Një autoambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës ëhstë përplasur me një mjet tjetër.
Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites së sotme pranë urës së Milotit, ndërsa janë dëmtuar tre persona.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se pacienti është transportuar drejt Tiranës me një autoambulancë tjetër, ndërkohë tre të dëmtuarit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Sigal