Aksident në aksin Laç-Lezhë/ Makina përplaset me bordurën anësore të rrugës, plagoset shoferja

454
Sigal

Një aksident është regjistruar sot në rrugën Laç-Lezhë, ku për pasojë një vajzë e re ka mbetur e plagosur.

Ngjarja në fjalë ndodhi afër mbikalimit të Laçit. Makina tip ‘Toyota’ me targa AA 915RA e drejtonte Jonida Përleka, 25 vjeçe, e cila udhëtonte e vetme.

Ajo është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime policore thanë se e reja pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa ka mbetur e plagosur.

Të njëjtat burime sqarojnë se ka dyshime që shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështia në rrugë.