Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person, 4 plagosen

875
Një aksident automobilistik në aksin Korçë-Pogradec i ka marrë jetën një personi, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. Aksidenti ndodhi pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Leshnicë. Viktima ështet shtetasi Martin Duro 30 vjeç nga fshati Podgorie, ndëra identieti i të plagosurve ende nuk dihet.

Personat e plagosur janë dërguar në spitalin rajonal të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet tip Audi me targa AA 479 MG u përplas me një furgon tip Benz me targa AA 023 EG. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
Sigal