Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, autobusi përplaset me “Range Rover”

414
Sigal

Një automjet dhe një autobus janë përplasur me njëri-tjetrin, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë.

Automjeti tip “Range Rover” është përplasur me autobusin e pasagjerëve nga Korça në drejtim të Greqisë në vendin e quajtur Kryqëzimi i Plasës.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.