Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, plagosen dy drejtuesit

503
Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Një makinë tip Benz me targa AA 713 GU është përplasur me një makinë tip Volkswagen. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me makinën tip Volkswagen. Të lënduarit janë transportuar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sigal