Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot. Një automjet ka përplasur në rrugë një këmbësor.

Ka qenë një automjet Volkswagen tip “Golf”, që ka përplasur këmbësorin që po kalonte rrugën.

Nga kjo përplasje, këmbësori është plagosur rëndë.

Në aksident është plagosur edhe drejtuesi i mjetit.

Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.